AKTUALITET, 24 Prill 2022, 20:31

Macron fiton zgjedhjet, e uron me shpejtësi rrufe Taulant Balla: Përgëzime Emmanuel...

Macron fiton zgjedhjet, e uron me shpejtësi rrufe Taulant Balla:

Emmanuel Macron ka fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen me 58% të votave. 

Në Shqipëri, i pari që ka reaguar me shpejtësi rrufe, është kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili përgëzon presidentin e sapo konfirmuar për një mandat të dytë. 

“Përgëzime Emanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme”.