AKTUALITET, 24 Prill 2022, 14:30

Akuzohet se shiste apartamente nga dy herë, arrestohet 53 vjeçari në Durrës

Akuzohet se shiste apartamente nga dy herë, arrestohet 53 vjeçari

Arben Kupi është vënë në pranga nga Policia e Durrësit ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga blutë për mashtrim.

53 vjeç, do të vuajë dënimin e marrë në formë të prerë nga Apeli i Tiranës për mashtrim.

Ai është dënuar pasi i shiste qytetarë të ndryshëm apartamente, të cilët më parë ishin shitur.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.