AKTUALITET, 24 Prill 2022, 12:44

Merr flakë banesa në Dhërmi, policia jep detajet

Merr flakë banesa në Dhërmi, policia jep detajet

Një banesë e pabanueshme, në fshatin Drimadhë, Dhërmi ka marrë flakë ditën e sotme.

Policia bën me dije se për pasojë ka vetëm dëme materiale ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ka marrë zjarr banesa e pabanueshme e shtetasit Th. D., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.