AKTUALITET, 24 Prill 2022, 11:35

Motori përplaset me autobusin e linjës në Shkozë, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Motori përplaset me autobusin e linjës në Shkozë,

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë. Drejtuesi i një motomjeti ka humbur jetën pasi është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës.

“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç”, njofton policia.

Pas përplasjes drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.