TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë mbrëmjes, Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim. Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.
Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.