AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 15:46

20 mijë euro “gjobë” pronarit të lokalit të natës! GJKKO merr vendimin për ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, ja me sa vite burgim dënohet Gazmir Preçi

20 mijë euro “gjobë” pronarit të lokalit të

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 2 vite e 4 muaj burgim (me gjykim të shkurtuar)  ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi.

Preçi u deklarua fajtor nga GJKKO  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 170, të
vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni
259 paragrafi 2 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 50, datë 14.07.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15.08.2024 dhe do të kryhet në një nga
Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.