AKTUALITET, 6 Prill 2022, 21:35

Rama vizitë më Gjermani, takim me kancelarin Olaf Scholz. Nga situata në Ukrainë tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Zbardhet axhenda

Rama vizitë më Gjermani, takim me kancelarin Olaf Scholz. Nga situata

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtarë në Gjermani, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz. Lajmi bëhet i ditur nga vete qeveria gjermane, ku sipas axhendës është parashikuar që takimi të zhvillohet më 11 prill në orën 18:00.

Në njoftimin e qeverisë gjermane thuhet se në qendër të bisedimeve me kryeministrin e një vendi aleat i NATO-s dhe kandidat për në BE do të jetë situata në Ukrainë.

Po ashtu dy liderët do të diskutojnë edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe cështje të tjera dypalëshe në ekonomi dhe në politikën e jashtme.

Më pas Rama dhe Scholz do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës kryeministri Rama pritet të takohet edhe më Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.