AKTUALITET, 6 Prill 2022, 16:09

Lufta në Ukrainë, SHBA: Pasoja të mëdha ekonomike në botë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Pasoja të mëdha ekonomike në

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi të mërkurën për valët tronditëse të ekonomisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke përfshirë ndërprerjet në furnizimet me ushqime dhe energji, sipas CNN.

“Veprimet e Rusisë përbëjnë një fyerje të papranueshme ndaj rendit global të bazuar në rregulla dhe do të kenë pasoja të mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Yellen.

Lufta dhe përgjigja e Perëndimit  kanë rritur tashmë çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe shqetësimet për ngadalësimin ekomonik apo edhe recesion", theksoi Janet.

Sekretarja e Thesarit vuri në dukje se Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve botërore të grurit.