AKTUALITET, 6 Prill 2022, 15:54

A rrezikon të shpallet e gjjthë PD non-grata? Çfarë thotë Sali Berisha

A rrezikon të shpallet e gjjthë PD non-grata? Çfarë

Ditën e sotme ambasada e SHBA-ve, ka reaguar sërish për shpalljen non-grata të Berishës. Ambasada thotë se shpallja non-grata për korrupsion nuk mund të negociohet. 

Berisha është pyetur nga gazetarët nëse PD nën drejtimin e tij, rrezikon të shpallet non-grata. 

Ja përgjigja e Berishës: 

“Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 votat e delegatëve. Askush nuk ka tagër të caktojë kryetarin e PD. Kjo është një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme. Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktoje kryetarin e PD”,  u shpreh Berisha.