AKTUALITET, 6 Prill 2022, 16:47

Policia greke arreston dy shqiptarë të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me nëntë vite burg, ndërsa tjetri…

Policia greke arreston dy shqiptarë të shpallur në kërkim,

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke.

Një 68-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua në Kapshticë, në tentativë për të hyrë në territorin grek.

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave, rezultoi se personi ishte i dënuar me nëntë vjet burg për trafik klandestinesh nga Gjykata Penale e Apelit e Maqedonisë Perëndimore.

Ndërkohë në Follorine është kapur një tjetër shtetas shqiptar, 41-vjec, i cili rezultoi person ne kërkim i dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobe për shkelje të ligjit të të huajve.