AKTUALITET, 6 Prill 2022, 15:47

Kush është personi që ju solli Yuri Kim në zyrë?/ Flet Sali Berisha: Guvernatorja gjeti terren te Rama dhe Basha, prandaj ka ndërhyrë...

Kush është personi që ju solli Yuri Kim në zyrë?/ Flet
Sali Berisha

Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat, pas mbledhjes së zhvilluar në Partinë Demokratike. 

Berisha u pyet edhe për deklaratën e tij të djeshme në media, ku tha se Yuri Kim i ka dërguar një person për negociata, që ai të tërhiqet nga gara në PD, në këmbim të largimit të Bashës. 

"Një i dërguar privat, nuk mund ta bëj publike. Une I kam deklaruar ato. Nuk kam qenë i ashpër. I kam bërë të qartë që nuk mund të pranoj kurrë ndërhyrje për çështjet e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të PD. Kjo ka marrë fund. E kam bërë të qartë, e kam faktuar që nuk pranoj ndërhyrje nga askush", tha Berisha. 

Ish kryeministri, i cili tashmë e quan ambasadoren Kim "guvernatore", tha se ajo ka ndërhyrë në punët e brendshme të PD, sepse ka gjetur terren te Rama dhe Basha. 

"Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenën, nuk ka tagër të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie politike. 

Imagjinoni në çfarë gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një seksion i guvernatores. Nuk dua të përdor termin ambasadë, sepse ambasadë është termi i respektuar, por zonja përfiton për shkaqe të terrenit që ka gjetur te Rama dhe Basha, të bëjë atë rol që i nuk takon të bëjë", tha Berisha.