TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka dalë në një prononcim për mediat pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.
Ai u pyet nëse Lulzim Basha mund të bëhet president i Republikës.
Rama deklaroi me ironi se kjo gjë mund të ndodhë, vetëm kur "Sali Berisha të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e SyriQimit.net!".
"Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar me mbështetjen e SyriQimit.net” – tha Rama
Fillimisht ishte Sali Berisha, që deklaroi se Lulzim Basha ia ka thënë personave të rrethit të tij të ngushtë që do të bëhet President. Kjo ide ka qarkulluar në korridoret e politikës dhe medias, por duket se është thjesht thashethem.