TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, i pyetur për çështjen e presidentit, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.
“Kërkesa e vetme është që vendimet për drejtime grupi të merren nga Kryesia e Grupit Parlamentar. Linja politika është e qartë , kundërshtari ynë është Rama. Nëse do të propozojë për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD”, tha Berisha.
Ndër të tjera ish-kryeministri u shpreh i vendosur se nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga për çështjen e kryetarit dhe asnjë ndërhyrje për çështjet e brendshme të PD.
“Nuk pranoj ndërhyrje për çështje të kryetarit dhe asnjë ndërhyrje në çështjet e brendshme të PD e kam faktuar se nuk pranoj ndërhyrje nga askush”, tha më tej Berisha.