AKTUALITET, 7 Shtator 2022, 16:23

Rama: “Të paudhët” s'kanë vend në Policinë e Shtetit

Rama: “Të paudhët” s'kanë vend në

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Rama e nisi fjalën e tij me ngjarjen e rëndë në Himarë, duke thënë se ish-polici Arjan Tase, që vrau një 6-vjeçare me skafin që drejtonte në Himarë, nuk është shëmbëlltyra e policisë.

Rama: Ndaj me ta dhimbjen për ngjarjen dhe revoltën për disa nga pse-të e ngjarjes, hyrja në këtë fjalë me këtë tragejdi ka lidhjen me nevojën për të pasur parasysh kontekstin e udhëkryqit ku gjendet policia muajt e fundit, qoftë sfidën që ka për ta kapërcyer këtë udhëkryq. Dua të ngre sot një pyetje, që kam kohë që ia bëj vetes: a ishte ai individ i paudhë me skafin e tij skëterrrë, shëmbëlltyra e sotme e policisë së shtetit?

Nga kjo pyetje dhe përgjigja e saj vazhdon në dy rrugë krejt të ndryshme dhe joparalele arsyetimi.

Unë them jo. As ai, që uroj të marr ndëshkim më ekstrem dhe as të tjerë individë qtë cilët vetë AMP i ndjek, io heton, i ndalon brenda uniformave blu, nuk janë shëmbëlltyra e policisë.

Ata janë jashtëmbetje të një organizmi që është në trasnformim ku të paudhët brenda llojit nuk mungojnë, por luftohen.

Le ta themi që muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësit brenda llojit në polici. Një hov që duhet prerë sa më shpejt me forcën e ligjit dhe disiplinës ushtarake.

Përfitoj nga rasti ta them, që falë angazhimit të trupës të AMP-së nga drejtori i ri i policisë, vetëm nga janari në qershor, janë dënuar me burg 29 punonjës policie, 31 në arrest shtëpie dhe 23 masë ndalimi të detyrës.

Prerja e druve të shtrembër në policinë e shtetit është pjesë e pandarë e rritjes së saj. Ky është një standard i ri i pamendueshëm disa vite më parë