AKTUALITET, 7 Shtator 2022, 15:01

Sulmi kibernetik nga Irani, reagon Yuri Kim: SHBA-të do të ndërmarrin veprime

Sulmi kibernetik nga Irani, reagon Yuri Kim: SHBA-të do të

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur për mediat pas takimit më kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe zv.kryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Kim tha se ky takim në kryesinë e Kuvendit është bërë traditë në fillim të çdo sesioni të ri parlamentar dhe u ndal tek angazhimi për forcimin e institucioneve demokratike.

Yuri Kim: Si unë, ashtu edhe pararendësit, e kemi bërë traditë të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit

Dhe gjithashtu është ë rëndësishme për ne të angazhohemi në mënyrë që theksojnë rëndësinë e ligjeve, mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Do të vazhdojmë të takohemi me ato liderë që janë zgjedhur në mënyrë legjitime.

Më lejoni të ndalem te veprimi i sotëm, ndaj sulmit kibernetik. Kemi parë deklaratën e bërë nga Rama dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë.

Duhet të jetë e qartë dhe kur miku ynë dhe aleati, Shqipëria është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin vëprime.