TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku tha për mediat se nesër qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë që do të aplikohet nga 1 tetori.
E pyetur në lidhje me deklaratën që Rama dha disa ditë më parë për ndërprerjeje të energjisë elektrike pas orës 22:00, Balluku sqaroi se qeveria nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00.
Ajo tha se po shqyrtohet plani që pas orës 22:00 të darkës të ndërpritet ndriçimi publik, ashtu sikur se Gjemani dhe disa vende të BE-së kanë nisur të aplikojnë.
“Nuk me rezulton të ketë masa për ndërprerjeje të energjisë pas orës 22:00. Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. E ka nisur Gjermani po e aplikojnë dhe shtete të tjetra.
Nesër do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë për sa i përket fashës 800 kwh që do të aplikohet nga tetori”, tha Balluku në daljen për mediat për njoftimin e vendimeve të qeverisë.