TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, me anë të një deklarate drejtuar qytetarëve, ka bërë të ditur se sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria në muajin korrik të këtij viti, ka qenë i sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit.
Rama njoftoi se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe se përfaqësuesit diplomatikë të këtij vendi kanë 24 orë kohë të largohen nga Shqipëria.
Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht në korrik për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Kryemininistri deklaroi, se sipas hetimeve, kanë qenë katër grupe hakerash të sponsorizuar nga Irani.
Hakerat arritën të marrin një numër të dhënash dhe i kanë publikuar në një faqe online, përfshirë edhe komunikimet në postën elektronike të kryeministrit.
Njoftimi i Ramës: