TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur të ngrijë çdo marrëdhënie diplomatike me Iranin, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Në një shënim në Facebook, Tabaku thotë se ky sulm është një mesazh i qartë i dobësive tona në fushën e sigurisë kombëtare dhe shton se hakerat e kanë të lehtë të sulmojnë vendin tonë.
Postimi i plotë:
Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.
Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.
A duhet të kishim dikë përgjegjës?
Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.
Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.
Në epokën e digjitalizimit një vend i NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Fatkqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.
Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dbe preferencave politike për interesa elektorale.
Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve!
Reagimi vjen pak pasi Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Nota verbale iu dërgua vendit pas sulmit të muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.