TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Gjatë takimit, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Ambasadorja Yuri Kim diskutuan mbi prioritetet e sesionit të ri parlamentar, në veçanti mbi rritjen e kontributit të Kuvendit në procesin e integrimit evropian, mbështetjen e reformave për demokratizimin e jetës së vendit, rritjen e integritetit të institucioneve politike si edhe vijimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasadorja Kim i uroi Kryetares një sesion të ri parlamentar të suksesshëm.