TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas efektivëve te Policisë së Shtetit, edhe Agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore do t’i nënshtrohen testit të drogës.
Ky kriter përcaktohet në rregulloren e re të AMP të miratuar nga qeveria, e cila është botuar në fletoren zyrtare prej datës 2 shtator.
Kush nuk pranon të bëjë këtë test, do të përjashtohet nga strukturat e AMP.
Në rregullore përcaktohen qartë edhe rregullat e sjelljes dhe të kujdesit në raport me publikun, ku punonjësve iu kërkohet edhe përmbajtje në përdorimin e rrjeteve sociale për të pasqyruar integritet dhe përgjegjësi.
"Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë. Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare", thuhet në rregullore.
Rregullorja është publikuar më 2 shtator në Fletoren Zyrtare dhe tashmë ka hyrë në fuqi.
Kliko KËTU për të lexuar rregulloren e plotë.
Ja çfarë shkruhet në rregullore
“Punonjësi është përgjegjës për përdorim të lëndëve narkotike nëse:
1.Mban lëndë narkotike në mënyrë të jashtëligjshme
2.Përdor lëndë narkotike
3.Refuzon t’i nënshtrohet testit të përdorimit të lëndëve narkotike.
