AKTUALITET, 7 Shtator 2022, 15:16

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin/ Salianji: Qeveri e vonuar, duhet që masat të ishin marrë më herët

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin/ Salianji:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të qeverisë, ku ka kërkuar largimin e diplomatëve të Iranit nga vendi ynë.

Sipas deputetit demokrat, qeveria është shumë e vonuar pasi masat duhet të ishin marrë me kohë.

Salianji ka shkruar se media ka raportuar përpara qeverisë, që sulmi ishte nga grupime që vinin nga Irani

Postimi i plotë i  Salianjit:

Përherë qeveri e vonuar, masat duhet të ishin marrë me kohë, media ka raportuar përpara qeverisë, që sulmi ishte nga grupime që vinin nga Irani!

Ndërprerja e marrëdhënive diplomatike duhet të kishte ndodhur, por më mirë vonë se kurrë!

Sulmi kibernetik për fat të keq ka ekspozuar Shqipërinë si hallkë të dobët duke rënë lehtësisht pre e sulmit!

Milionat e Eurove të shpenzuara nga taksat e qytetarëve nuk janë përdorur në mënyrë efiçente!

Kjo ngjarje por dhe ngjarja e Gramshit ku akuza e prokurorisë është për spiunazh duhet të marrin gjithë vëmëndjen e duhur, mbeshtetjen e duhur dhe projektorët e plotë!

Ne do të kërkojmë informacione të plota në Komisionin e Sigurisë Kombëtare  nga drejtuesit e institucioneve, KM, drejtuesi i SHISH, AKSH!

Shqipëria duhet të investojë për të kapur standartet më të larta të sigurisë dhe të rrisë buxhetin për mbrojtjen në nivelin e kerkuar nga NATO.