AKTUALITET, 31 Mars 2023, 10:54

Rama: Shqipëria dhe Bullgaria, marrëveshje për sigurimet shoqërore

Rama: Shqipëria dhe Bullgaria, marrëveshje për sigurimet

Shqipëria dhe Bullgaria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimet shoqërore.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë shprehet se ky hap është një tjetër sukses për njohjen e sigurimeve shoqërore për shqiptarët jashtë vendit.

Postimi i Ramës:

Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

*Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve.