AKTUALITET, 30 Mars 2023, 22:35

“Ata i vunë drynin opozitës”/ Abilekaj zbulon hilen e Bashës për të marrë PD-në

“Ata i vunë drynin opozitës”/ Abilekaj zbulon hilen e

Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit” se Basha dhe pasuesit e tij i vunë drynin PD-së për mëse një vit, duke mos u marrë me strukturat, por vetëm duke përdorur atë pushtet që kanë, në shërbim të vetes, jo të opozitës.

“Hapi pas i Bashës ishte fals, sepse dha dorëheqjen dhe nuk e futi partinë në zgjedhje. Pa mbledhur Këshillin Kombëtar, Gazment Bardhi emëroi një kryetar dhe paraqitën një platformë që kryetari PD-së të zgjidhej pas zgjedhjeve të lokale të këtij viti. Pra PD-ja do të kyçej për mëse një vit dhe ajo u kyç.

Një parti që përjashtoi Sali Berishën se është non grata, çfarë bëri për ta shkrirë këtë non gratën nëpër Shqipëri, meqë sakrifikoi kryetarin e vet? E bëre këtë? Bëje që non grata të mos kontrollojë PD-në e Durrësit. Nëse do që të dekomunistizosh shoqërinë dhe të heqësh spiunët, nuk bëhet duke hequr Ilir Metën nga politika se kështu do Taulant Balla.

Ata i vunë drynin opozitës, ata menduan që të përdorin këtë që kanë, këtë pushtet që kanë, në shërbim të vetes dhe jo të opozitës.

Këta i shërbejnë vetes, kundër opozitës dhe kështu i shërbejnë Ramës.

Basha asnjëherë nuk dha dorëheqjen dhe asnjëherë nuk mendoi që do të ribënte PD-në, por një hile për të marrë PD-në pasi të katandisej, siç është katandisur.