AKTUALITET, 30 Mars 2023, 23:16

Transporti falas/ Klosi "thumbon" Këlliçin: Më vjen mirë që Belindi bën këto gabime! Rakipi: Po u bë falas, i ke njerëzit gjithë ditën në autobuz

Transporti falas/ Klosi "thumbon" Këlliçin: Më vjen

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili u pyet edhe për garën e fortë që pritet të zhvillohet për Bashkinë e Tiranës. 

Ylli Rakipi e pyeti Klosin lidhur me një premtim që ka artikuluar së fundmi, Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë", për transport publik falas në Tiranë. 

Klosi deklaroi se transporti publik falas në Tiranë nuk është i mundur dhe se premtimin e Këlliçit do ta gjykojnë qytetarët. Ai shtoi se i bëhet qejfi për këtë gabim të kundërshtarit të Veliajt. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Siç thotë edhe populli, gozhda del me gozhdë. Duket sikur Belindi i ka gjetur ilaçin Veliajt me premtime populiste. Ky premtimi i autobuzëve falas, si mendoni ju? Këtu mund të rrinë njerëzit gjithë ditën në autobuz po të jetë falas...

Blendi Klosi: Ne politikanët mund të themi çfarë të duam. Qytetarët le ta gjykojnë. A ka mundësi në një vend normal të bëhet transporti falas? Kjo i bën keq politikanit që e thotë. Njerëzit gjykojnë se çfarë flet secili politikan. Këtu çfarë nuk del dhe çfarë nuk thuhet. Bën gabim mendoj, por nuk mund të them gjë, sepse mua me vjen mirë që ai bën gabime. Është gabim i jashtëzakonshëm.

Ylli Rakipi: Këtu e marrin seriozisht njerëzit këtë falas… Tani, zoti Klosi, Veliajn kush e rrezikon më shumë, Roland Bejko apo Belind Këlliçi?

Blendi Klosi: Veliajn nuk e rrezikon asnjëri.