AKTUALITET, 31 Mars 2023, 09:24

Dyshohet se qëlloi gruan dhe veten me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

Dyshohet se qëlloi gruan dhe veten me thikë, arrestohet

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L. N., një ditë pas goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi të vriste veten. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.

Të dy këta shtetas ndodhen të shtruar në spital, ku edhe po marrin kujdesin e duhur nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.