TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet lokale dhe përgatitjet që kjo parti ka bërë për fushatën që do të nisë zyrtarisht në ditët në vijim.
Në studio ka patur të qeshura, pasi Ylli Rakipi i tha Klosit se tani u ka rënë një hall shumë i madh në PS, sepse duhet të gjejnë komisionerë për partinë e Alibeajt, pasi i dorëzuan vulën.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: I dhatë vulën Alibeut (Enkelejd Alibeajt) dhe tani ju ka rënë hall i madh, duhet ti gjeni komisionerë. Hall shumë i madh është ky...
Neritan Sejamini: Klosi në fakt është edhe Sekretar Organizativ, ky duhet ti gjejë këta...
Enton Abilekaj: Hall i madh, unë them për këtë duhet të flasim gjithë kohën sot.
Blendi Klosi: Aty ku unë drejtoj fushatën në Vlorë, kemi dy kandidatë të partisë zyrtare të PD dhe ju garantoj se janë të dy në garë. Nuk është se do të fitojnë dot me PS-në, por ju siguroj se janë më të mirë se grupimi tjetër.
Enton Abilekaj: Po keni investuar për këtë gjë.
Blendi Klosi: Për partitë politike e gjithë koha është fushatë dhe përgatitje për zgjedhje. Ne takojmë njerëz, organizohemi. Meqenëse e bëtë si me shaka hyrjen, ne jemi të organizuar sepse punojmë gjatë të gjithë kohës. Ne nxorrëm kandidatët, në ditën e caktuar në momentin e caktuar kur ligji e kërkon. Kandidatë të përzgjedhur nga strukturat e Partisë Socialistët. Ata që dolën nga primarja edhe me njëfarë lodhje u harruan në terren. Besojmë se PS do të shkojë me rezultat pozitiv në të gjithë bashkitë.
Ylli Rakipi: Do ti merrni të gjitha bashkitë ju prapë?
Blendi Klosi: PS mund të humbasë vetëm aty ku mund të bëjë gabime vetë.