AKTUALITET, 30 Korrik 2024, 21:50

Vijojnë zjarret në Malin e Gjerë të Gjirokastrës, riaktivizohet vatra në Parkun e Viroit

Vijojnë zjarret në Malin e Gjerë të Gjirokastrës,

Në orët e mbrëmjes kanë vazhduar vatrat problematike të zjarrit në Gjirokastër. 

Në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër,  ka një rënie të intensitetit të zjarreve megjithatë flakët vazhdojnë të djegin masive me pisha dhe kullota duke përhapur tym.

Problematike në orët e mbrëmjes është rishfaqja e flakëve në Parkun e Viroit. Zjarri është rikthyer në periferi të parkut ku ndodhet edhe një lagje e banuar me rreth 50 shtëpi. Shërbimi zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë po punojnë për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri si dhe evitimin e rrezikut për banesat. Tymi ka pushtuar edhe të gjithë qytetin e Gjirokastrës, ndërsa era e fortë favorizon avancimin e flakëve.