AKTUALITET, 30 Korrik 2024, 19:49

Situata dramatike në Shëngjin, mbërrijnë avionët “Canadair” nga Italia, ndërhyjnë nga ajri për fikjen e zjarreve

Situata dramatike në Shëngjin, mbërrijnë avionët

Dy avionë të ardhur nga Italia menjëherë kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin.

Avionët “Canadair” po mbushin ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Më herët, edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” ka nisur ndërhyrjen nga ajri.

Në lagjen afër Portit në Shëngjin është urdhëruar evakuimi i banorëve, pasi ka rrezik që flakët t’i afrohen një depozite gazi me kapacitet prej afro 5000 litrash.