AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 19:48

Rama publikon pamjet e parkut për fëmijë: Shkodra do të ketë një vend të ri

Rama publikon pamjet e parkut për fëmijë: Shkodra do të

Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Shkodër ku do të krijohet një park i ri, i quajtur “Dua të luaj”. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan ky park ka qenë për 30 vite me radhë një parkim i madh makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore. Rama thekson se kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.