AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 16:25

Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP hap garën më 17 shtator për drejtuesin e ri të SPAK

Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP hap garën më 17 shtator për

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 17 shtator, pasi Altin Dumanit i përfundon mandati.

KLP ka njoftuar mbledhje të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT, më datë 17 shtator, në orën 09:00.

Në rendin e ditës është ndër te tjera edhe diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mandati Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022.

Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                    10.00

Kohëzgjatja:                                      ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                     Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                      7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

1.      Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

2.      Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

3.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

4.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

5.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.