AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 17:42

Ambasada e SHBA-së hap Platformën e re për mendim e dialog. Ndër të ftuarit e parë gjyqtari i Apelit të Posaçëm Engert Pëllumbi

Ambasada e SHBA-së hap Platformën e re për mendim e dialog.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lançuar platformën e re për mendim e dialog, e cila nis më 18 shtator në ditën e Kushtetutës amerikane.
Ndër të ftuarit e parë është gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi.


“Bashkohuni me ne këtë të enjte, më 18 shtator, në orën 18:00, për nisjen e serive tona të reja emocionuese me ish-pjesëmarrës të programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në nder të Ditës së Kushtetutës, ky takim do të ​thellohet në Kushtetutën Amerikane dhe vlerat që ajo përfaqëson.

Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj platforme të re për mendim dhe dialog”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.