AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 15:50

Pas kandidaturës së Manastirliut për drejtimin e Tiranës, Qefalia zbulon nëse do të hyjë në Kuvend

Pas kandidaturës së Manastirliut për drejtimin e Tiranës,

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka komentuar mundësinë e hyrjes së tij në Kuvend, pas kandidaturës së Ogerta Manastirliut për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Qefalia tha se është KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) ai që do të vendosë nëse ai do të zërë vendin në parlament. Qefalia, i cili ka marrë gati 10 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, theksoi se verdikti për atë që do të marrë mandatin është në duar të KQZ-së dhe se kjo nuk është shumë e rëndësishme për të.

Ai theksoi se çfarë ka rëndësi është përkushtimi për të arritur objektivin kryesor të Shqipërisë: integrimin në Bashkimin Europian.

Në lidhje me kandidaten e PS-së për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirli, Qefalia vlerësoi aftësitë dhe angazhimin e saj në pozitat e rëndësishme që ka drejtuar, duke thënë se ajo është një “përfaqësuese e denjë” për Tiranën.
Ai u shpreh se qyteti ka nevojë për një kryetar të aftë dhe të dedikuar dhe se Manastirliu e ka provuar se është një profesioniste e zonja në drejtimin e institucioneve që ka udhëhequr.

"Nëse do të marr unë vendin në parlament, këtë e përcakton KQZ. Kam marrë gati 10 mijë vota. Besoj se KAS do të japë verdiktin. Nuk ka ndryshim të madh nëse do jem unë apo dikush tjetër në Kuvend. Nuk është shumë e rëndësishme karrigia e një deputeti, sesa objektivi primar: integrimi i Shqipërisë në BE”, u shpreh Qefalia.", tha ai.