AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 16:45

I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për uljen e dënimit

I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare dorëzon

I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit me 45 ditë.

Kërkesa bazohet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, ku parashikohet mundësia e uljes së dënimit për shkak të sjelljes së mirë dhe mosshkeljes së rregullave në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Avokati i Bares, Oligert Kume, ka bërë kërkesa për ulje dënimi  me 45 ditë kalendarik edhe më herët, bazuar në ligjin për amnistinë e vitit 2014, duke argumentuar se klienti i tij përfiton nga ajo dispozitë.

Çështja në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.