TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një takimi me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, dha një deklaratë për mediat, ku theksoi nevojën për një strukturë më të fuqishme në Kuvendin e Shqipërisë.
Balla nënvizoi se në këtë fazë të zhvillimit të vendit, është e domosdoshme që të krijohen 11 komisione parlamentare, të cilat do të adresojnë çështje kyçe për vendin, duke përfshirë integrimin europian dhe reforma të tjera të rëndësishme.
Ai theksoi se një numër i tillë komisionesh është në përputhje me nevojat e vendit dhe përgatitjet për periudhën e ardhshme.
Një tjetër pikë e rëndësishme që Balla ngriti ishte Komisioni për Integrimin Europian, të cilin ai e konsideron një prioritet për Shqipërinë. Sipas tij, ky komision duhet të drejtohet nga mazhoranca, për të siguruar një angazhim të përqendruar dhe të qartë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Balla theksoi se në këtë periudhë të rëndësishme, ku Shqipëria po përparon me reformat dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE-ja, është esenciale që ky komision të ketë një udhëheqje të fortë dhe të drejtuar nga mazhoranca, për të garantuar përparimin e mëtejshëm të procesit të integrimit.
Taulant Balla: Kryetari i Kuvendit që në seancën që sapo u zgjodh i kërkoi grupeve parlamentare që të propozojnë menjëherë aënëtarët të këshillit për rregulloren dhe të këshillit për legjislacionin, pra të marrin jetë institucionet ku mund të takohesh me opzitën. Kuvendi i Shqipërisë ka zhvillua deri më tani dy seanca. Në senacën e tretë duhet të ngremë institucionet dhe për pasojë pas tyre të marrim vendimet përkatëse.
Çështjen e ndryshimit të komisoneve të cilën e kam iniciuar si kryetar i grupit parlamentar edhe 4 vite më partë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri me 11 komisione, të cilat të refkektojnë edhe momentin historic në të cilin ndodhemi, për anëtarësimin tonë drejt BE-së.Nevojën që Kuvendi i Shqipërisë ka aë më në fund kemi nje komison paflamentar për diasporën.
A do të ketë seancë nesër për Miratimin e Rregullores?
Taulant Balla: Duhet brenda kësaj jave të shqyrtohen dekretet për qeverinë përbërjen dhe programin, të jemi gati dhe konferencën e kryetarëve. Domosdoshmëri që të kalojmë këtë etapë nesër në mënyrë që brenda kësaj jave të shkojmë te procedurat.