AKTUALITET, 29 Prill 2025, 10:00

Rama paralajmëron: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi hakmarrës të mëdhenj. Janë inatçinj, jo si unë! Merrini seriozisht

Rama paralajmëron: Mos u kruani me patronazhistët, i kemi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se “janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”.

“Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në rubrikën “Sy m’Sy”.

Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”. 

“Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.

Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.