AKTUALITET, 28 Prill 2025, 23:28

“Nuk jam militant partiak. Doktori si njeri është i mirë, pastaj në 11 maj…”, Vasil Llajo flet për Ramën dhe Berishën

“Nuk jam militant partiak. Doktori si njeri është i mirë,

Kandidati i PS-së në listën e hapur për qarkun e Vlorës, Vasil Llajo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tregoi edhe marrëdhëniet me Ramën dhe Berishën. Ai u shpreh se, nëse bëhet deputet, nuk do të votonte diçka që është kundër bindjeve të tij. Ndërsa tregoi edhe marrëdhënien e hershme me Sali Berishën, që kur ishin mjekë.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Z. Llajo ç’mendoni për Edi Ramën? Se lider i madh ai. 

Llajo: Lideri më i madh është Zoti dhe nëna ime.

Rakipi: Po për zotin Rama çfarë mendoni?

Llajo: Kur i futesh politikës, pika një e programit të PS-së thotë që duhet të jesh dakord me programin. Nuk jam militant partiak dhe e them me shumë përgjegjësi.

Rakipi: Nëse një ditë kryeministri Rama, partia, ju kërkon të votoni diçka që shkon kundër bindjeve tuaja, çfarë do të bëni ju?

Llajo: Do të ndërroj partinë për bindjet dhe jo bindjet për partinë. Nuk i ndërroj bindjet e mia unë. Nëse detyrimet do të jenë të tilla që unë të ndërroj bindjet e mia, se nuk iu futa politikës që të bëj karrierë, as të strehoj disa gjëra që kam bërë më përpara. Unë iu futa politikës fare pastër për të bërë atë që thashë, të bëj një ofertë pranë qytetarëve të mi, duke menduar që zëri im të mund të dëgjohet më shumë se të tjetër.

                                              ***

Rakipi: Ty të ka thirrur PS-ja për të kandiduar. Po sikur të të thëriste Sali Berisha, do të paraqiteshe?

Llajo: Në këtë moment, duke parë se është një PS që ka si vizion kryesor futjen e vendit në BE, kjo ishte pasaporta që unë vendosa të zgjedh.

Rakipi: Doktor Berishën e ke njohur ti?

Llajo: E kam njohur.

Rakipi: Ç’mendim ke ti për të?

Llajo: Absolut. Shumë i mirë.

Rakipi: Tallesh?

Llajo: Ai i shërben një qëllimi politik, por si mjek, si njeri, shumë i mirë është dhe unë kam respekt maksimal.

Rakipi: Po si politikan, bashkë me këta të tjerët mos e ka marrë...

Llajo: Si politikan do ta gjykojmë bashkë me 11 maj.

Rakipi: Mos e ka tërhequr zvarrë Shqipërinë këto vite ai dhe këta të tjerët? Se si mjek ka qenë i shkëlqyer. Unë po them çfarë ka bërë këtu se vazhdon 80 e ca vjeç... 

Llajo: Në qershor 1990 doktor Berisha i thotë profesor Tritan Shehut që ishte shef i Anestezi-Reanimacionit, se më duhet një anestezist i mirë se do të bëj temën e doktoraturës për stenozën mitrale te delet. Dhe më caktojnë mua si anestezist pranë doktor Berishës.

Rakipi: Ndaj nuk thua ti fjalë për doktorin? Nuk thoshte Vasiiiil?

Llajo: Po dhe më kapte edhe nga mesi.

Rakipi: Po ti mund të kishe shkuar edhe me PD-në!

Llajo: Njeriu ka ca bindje në jetë. Unë nuk e ndërroj fletën sa herë dal. Atëherë ne kishim 40 dele dhe duhen bërë 200 ndërhyrje që të quhej doktoratura se atëherë kandidati i shkencave ishte shkalla e parë dhe doktoratura ishte shkalla e dytë se tani janë bërë njësoj. Unë bashkë me doktor Berishën kemi bërë jo 200 raste se më tha: Vasooo, siç e di ti, se kemi 40 dele dhe duhet të bëjmë 5 ndërhyrje për dele. Ore Ylli e di që bëmë nga 10 dhe një dele nuk lëvizi delja. Doktori thoshte unë do të bëj tamponat e zemrës do të ikë kateteri në vend tjetër.