AKTUALITET, 29 Prill 2025, 09:30

Rama: Këneta sillej sikur hynte e dilte për farë kosi në SHBA. Duhet të më merrte Vuçiçi që takoja çunin e Trumpit? Apo se këtu duhet takuar çuni i babit që të…!

Rama: Këneta sillej sikur hynte e dilte për farë kosi në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

“Më shkrijnë fare kënetarët e Kosovës sepse kanë nota të tjera sepse ata e kanë me Vuqiqin. Unë nuk vajta tek funerali i Papës sepse prisja Vuqiqin të më merrte në Beograd që të takoja gjoja rastësisht djalin e Trump dhe këtë do e bënte Grenell.

Pse duhet të shkoja në Beograd që të takoj cunin e presidentit? Apo sepse kështu funksiononte këneta me çunin e babit? Duhet të takoje çunin e babit që babi… çfarë.

U detyruan edhe çuni edhe ambasadori të përgënjeshtronte kënetën që deri dje bënte sikur dilte e hynte për farë kosi atje.

Na sollën edhe Latën, lëviz Tifja ku të duash ti po çlidhje ka kjo me politikën amerikane”, tha ai.