AKTUALITET, 28 Prill 2025, 23:19

"PS ka bërë shumë për Vlorën!"/ Mjeku Vasil Llajo kandidon për deputet: Mjekët nuk largohen më...

"PS ka bërë shumë për Vlorën!"/ Mjeku Vasil

Vasil Llajo, mjek dhe biznesmen, është kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Llajo tregoi arsye pse kandidon, ndërkohë që foli edhe për sistemin shëndetësore në Shqipëri. 

Pjesë nga biseda: 

Rakipi: Vasil ju kandidoni në Vlorë. Çfarë ka bërë PS për këtë qark dhe çfarë problematikash mbeten aty?

Llajo: Që ka bërë shumë ka bërë. Është një rrugë se 7 kilometra e pashtruar. Por 35 kilometra janë bërë. Unë në parlament për qarkun e Vlorës do të ngre ato që janë defekte.

Rakipi: Ke konstatuar defekte?

Llajo: Duhet rregulluar shërbimi shëndetësor që nuk bëhet me politika lokale, por qendrore. Duhen plotësuar disa ambulanca me personel mjekësor. Unë i kam provuar mbi kurriz këto defekte.

Rakipi: Ja u zgjodhët deputet, çfarë do të bëni ju për këta qytetarët?

Llajo: Atë që duhet të bëj. Kam qenë në Vrinë dhe Xarrë. Infrastruktura është problemi kryesor, është uji, energjia elektrike, çertifikata e pronësisë që do të vihet në rrugën e zgjidhjes dhe njerëzit u lodhën duke pritur çertifikatat.

Rakipi: Çfarë ju kërkojnë njerëzit në terren nga ju?

Llajo: Njerëzit kërkojnë dhe janë bërë më kërkues. Ajo që kërkohet është që shërbimet e urgjencës që jenë në kohë. Jo për transportin, por të ketë shërbim.

***

Rakipi: Çfarë i mungon sistemit shëndetësor në Shqipëri?

Llajo: Përherë na mungon diçka në shtëpi.

Rakipi: Hemoragjia e mjekëve si zgjidhet?

Llajo: Rrjedhja e trurit. Ka fluks por edhe refluks që kthehen. Por sot mjekët nuk ikin më. Futja e fuqishme e sektorit privat ishte ndihmë, mjekët nuk ikin më.

Tela: Duket normale që mjekësia nuk ka PET skaner?

Llajo: Ka te Neurologjia. ISKSH-ja duhet të futet në lojë. Unë kam 3 qendra diagnostikuese në Greqi.

Tela: Ka 12 vite që ka ndryshuar lista e barnave. Ka patur një ligj që duhet të vinin ilaçe nga vendet e BE-së dhe tani pacientët ankohen.

Llajo: Nuk po e bëj bardh e zi, por e lë gri. Duhen futur ilaçet.

Tela: Berisha thotë se po të fitojë do të fusë ilaçe vetëm nga BE.

Llajo: Unë e kam thënë përpara doktor Berishës. Unë shumë probleme i kam ngritur përpara se t’i hyja rrugës së kandidatit, i kam ngritur si një qytetar që më dhemb ky vend. Listën e barnave, pranimin e barnave më të mira dhe kontrollin e kam ngritur.