TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, mjeku dhe biznesmeni Vasil Llajo, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. I pyetur nga Ylli Rakipi se përse vendosi të hyjë në politikë dhe të kandidojë për Partinë Socialiste, Llajo u përgjigj se këtë e ka zgjedhur si sfidën tjetër në jetë si atëherë kur u kthye nga Greqia për të instaluar skanerin e parë në Shqipëri.
“Unë nuk kam vlera monetare personale, por jam i kamur në dije dhe biznes dhe bëj kaq shumë në mjekësinë shqiptare që më bën të veçantë.
Kam patur një sfidë me veten që në 1995, kur punoja në Kat, në Greqi, si mjek reanimator. Atje ishte luks dhe rehati personale. Por duke qenë se kërkoja më shumë, vendosa që të bëja diçka në Shqipëri. Kur në Kat vinin traumat dhe politraumat dhe i nënshtroheshin ekzaminimit skanerik, ajo nuk ekzistonte në Shqipëri.
Duhet të bëja diçka për këtë vend, pa rrugë, pa drita, pa ashensor dhe mora gruan me dy fëmijë në Tiranë dhe instalova skanerin e parë. Kur vajta në Gjermani në kompaninë “Siemens”, Shqipëria nuk kishte llampë dhe unë e ndeza atë. Instalimi i skanerit do njohuri jo vetëm teknologjike, por edhe mjekësore, që tregon se niveli i mjekëve tanë është i krahasueshëm me të tjerët.
Nuk e kam sot të drejtën morale që të ndez një llampë tjetër kur ma kërkon sfida, interesat e vendit? Janë disa njerëz që mendojnë me idealizma”-tha Llajo.