AKTUALITET, 28 Prill 2025, 22:15

"Dolën të dielën në punë si ushtarët pa dinjitet të Ramës”, Abilekaj kritikon ashpër SPAK për hetimin e lobimit të PD

"Dolën të dielën në punë si ushtarët pa

Analisti Enton Abilekaj u shpreh ashpër ndaj SPAK në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pasi ai njoftoi se do të verifikonte kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA. Abilekaj tha se SPAK veproi si ushtar i Ramës, duke bërë deklarata të dielën. 

“Ligjërisht këtu nuk ka asnjë shklelje, deri tani. SPAK që del atje dhe heton duhet të na shpjegojë. Të dalin ata të dielën si ushtarët pa dinjitet të Edi Ramës për të hetuar opozitën, atëherë ky është skandal, është përdorimi më i ndyrë i një prokurorie politike.

Këto gjëra hetohen pasi partia politike e ka përfituar dhe bën deklaratën sipas ligjit. Ligji është kështu: Partia politike në fund të vitit për deklaratën e të gjitha shpenzimeve, kontratave, donacioneve. Ia bën KQZ-së. Pasi bën këtë deklarim, heton edhe KQZ-ja, heton edhe SPAK-u.

Unë nuk po them të mos hetohet, por kur SPAK-u del të dielën në punë për të hetuar një gjë që nuk ka asnjë gjë, se nuk është një shkelje e hapur që mund të duket. Çfarë janë këta bashibozukë që na kanë dalë si prokurorë specialë? Janë shërbëtorë të fushatës së Edi Ramës”- tha Abilekaj.