TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë të cilët kaluan te PS.
Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha se “jam sot me Sarën, Knidin Klean, tre përfaqësues të rinisë opozitare që i kam njohur dhe jam shumë i privilegjuar dhe e them me shumë sinqeritet më është dhënë mundësia ta shoh PS-në, ta shoh pushtetin tonë vendor përmes syve të tyre”.
Gjatë bisedës me të rinjtë, Rama u shpreh se “puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë”, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.
"Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë. Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo. Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni", tha Rama.
"Vij nga një familje balliste e internuar prej shumë vitesh dhe më vonë kaluam me PD. Gjithmonë kamë qenë në ballë të protestave të PD, kam qenë kryetar forumi”, u shpreh Knidi.
“Familja ime ka qenë e majtë, në 2021 partneri im është angazhuar me PD-në dhe e kam mbështetur, por e them gjithmonë e kam bërë për të ruajtur “paqen” në familje. Ka qenë një grup shumë i bashkuar”, tha Klea Lalo.
“Kam qenë e angazhuar në PD prej shumë vitesh, kam qenë kryetare e FRPD në Vlorë, kam kandiduar edhe për kryesinë e PD-së. E kam bërë për ideale, por gjërat nuk shkuan siç dëshironim dhe nuk e gjetëm më veten aty. Sot ndodhemi këtu për të qenë pjesë e një gjëje ndryshe”, tha Sara Bodo.
Bodo shtoi se “ishte e vështirë, pata sulme kur u angazhova në degën e PD-së pasi njerëzit janë të vështirë, ka qenë mision i vështirë por pata mbështetjen e grupit”.
Të rinjtë treguan se u bashkuan me Partinë Socialiste pasi Zamira Sina, dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ismail Qemali” e angazhuar me PD-në, ishte në listë të mbyllur për kandidate për deputete në Vlorë me PS-në.