TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një çift irlandez u ndaluan nga efektivët e Policisë Shkodër, pasi u kapën me 40 mijë euro, që pretendonin se i kishin gjetur në Durrës.
“Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr 13, Durrës”, njofton Policia e Shkodrës.
Vlerën prej 41.400 eurosh e kanë gjetur në rrugë dy të rinj, të cilëve më pas u ka dalë para turisti irlandez, duke i thënë në anglisht se paratë janë të tij.
Megjithatë, pritet hetimi i plotë për zbardhjen e ngjarjes.