AKTUALITET, 28 Mars 2025, 20:38

BSH ndërhyn në tregun valutor, bleu 933 milionë euro në 2024-ën, në 2025 synon 270-350 milionë

BSH ndërhyn në tregun valutor, bleu 933 milionë euro në

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore, duke ndikuar në rritjen e likuiditetit të sistemit bankar me 36,80 miliardë lekë, në 3-mujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot nga BSH-së, në total, gjatë vitit 2024, janë blerë nga bankat e nivelit të dytë 932,80 milionë euro, prej të cilave 649 milionë euro kanë qenë me objektiv ruajtjen e nivelit në kursin e këmbimit.

Në kalendarin e publikuar për vitin 2025, BSH synon të blejë 270-350 milionë euro, nëpërmjet 22 ankandeve, kundrejt 20 ankandeve që u realizuan në vitin 2024.