AKTUALITET, 28 Mars 2025, 22:51

"100 mln lekë për fasada e instalacione", denoncimi nga PD: Si Bashkia e Vlorës po shpërdoron fondet publike për interesa klienteliste

"100 mln lekë për fasada e instalacione", denoncimi nga PD:

Kreu i këshillatrëve demokratë në Vlorë, Atird Hoxha ka deklaruar këtë të premte se Bashkia e këtij qyteti po shpërdoron fondet publike.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak, Hoxha ka deklaruar se Bashkisë i duhen 65 milion lekë për një faqe interneti dhe 35 milion lekë të tjera për një instalacion me shkrimin “I Love Vlora”, pra një total prej 100 milion lekësh.

Hoxha i cilëson këto shpenzime si shpërdorim, teksa shprehet se babëzia e kryebashkiakut dhe përfaqësuesve të tjerë të Bashkisë nuk ka kufi. 

Hoxha thotë se ndërkohë që qyteti përballet me probleme të vërteta si infrastruktura e rrënuar, mungesa e investimeve në shkolla, ata vijojnë të shpërdorojnë fondet publike për fasada dhe interesa klienteliste.

"Bashkisë Vlorë i duhen 65 milion lekë për një faqe interneti dhe 35 milion lekë të tjera për një instalacion me shkrimin “I Love Vlora”, pra një total prej 100 milion lekësh. Natyrisht, ne e kundërshtuam këtë shpërdorim, por, për ta thënë thjesht, babëzia e tyre nuk ka kufi. Ndërkohë që qyteti përballet me probleme të vërteta si infrastruktura e rrënuar, mungesa e investimeve në shkolla, ata vijojnë të shpërdorojnë fondet publike për fasada dhe interesa klienteliste",- ka thënë Hoxha.