TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka takuar mbështetës të PS-së në shtabin elektoral në njësinë 5 në Tiranë. Pjesë e takimit ishin deputeti Erion Braçe dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Rrugës për në takim, Rama u shoqërua nga kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Ndërkohë në takim nuk munguan batutat mes kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe.
Rama: O Braçe ku je!?
Braçe: Ka të tjerë këtu.
Rama: Kam ardhur bashkë me kryetaren në detyrë të bashkisë. O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla. Si duket situata?
Braçe: Ti shiko ndonjëherë dhe instagramin timin mo burrë. Tëndin e shohim që në mëngjes. Mund ta shohësh dhe timin se nuk bëhet qameti. Të shohim në mëngjes në “Sy m’ sy”.
Rama: Hape ta shoh.
Më pas deputeti i ka raportuar disa nga problemet e banorëve.