TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raporti i kredive me probleme shënoi rënie në muajin shkurt të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4,06%, nga 4,12% që kishte qenë një muaj më parë, në janar 2025. E shprehur në vlerë ky tregues rezulton në shifrën 34,4 miliardë lekë, kundrejt 35,2 miliardë lekë që shënoi gjatë muajit shkurt 2024.
Kreditë me probleme po ndjekin një tendencë të vazhdueshme rënëse që prej vitit 2016 dhe ndodhen në nivelet më të ulët që prej vitit 2008.
Përmirësimi i cilësisë së kredisë për ekonominë po mbështetet nga cikli pozitiv që po ndjek ekonomia shqiptare me një rritje të lartë të sektorëve të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve të lidhur me turizmin. Por një ndikim të konsiderueshëm pozitiv vlerësohet se ka dhënë rritja e kreditimit dhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
Në fund të muajit shkurt, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 847,5 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% krahasuar me shkurtin e vitit 2024.