AKTUALITET, 29 Mars 2025, 09:08

Dyshohet se plagosi me armë të riun pas sherrit për parkimin, identifikohet autori, policia i vihet pas

Dyshohet se plagosi me armë të riun pas sherrit për parkimin,

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari ditën e djeshme në Kamëz.

Blutë informojnë se në kërkim është shpallur 23 vjeçari E.B, si autor i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit me iniciale M. Xh.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet pas një sherri për vendin e parkimit.

"Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje", njoftoi policia.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E.B, 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranpoliciaës, për veprime të mëtejshme.