TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka publikuar intervistën e plotë të dhënë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos dhe titull “Qeveria jonë u dha tituj pronësie minoritarëve”.
Në këtë intervistë ai ka dhënë detaje në lidhje me mungesën e ftesës nga homologu Mitsotakis për darkën joformale të liderëve të Ballkanit para disa ditësh në Athinë, megjithëse shprehet se nuk do vepronte në të njëjtën mënyrë si kryeministri grek.
Rama ka theksuar se gjërat e politikës nuk i merr personale.
“Gjatë rrugëtimit kam mësuar se të ndihesh i fyer personalisht nuk është diçka që të bën të jetosh mire ndaj unë nuk i marr personale por për politiken dhe diçka të pakëndshme për ty. Politika është një bishë e fuqishme e cila të bën të thuash gjëra që nuk ndihesh krenar dhe nuk jam i fyer personalisht. Unë nuk do ta bëja atë që bëri ai dhe nuk e imagjino j veten me e vënë në atë qëndrim. Qëllimi I takimit dhe i nismës së Kirjakos qëllimi që ta lidhësh këtë nisme me një mesazh për mua apo për Shqipërinë për çfarë? Çfarëdo rëndësie që ti japë pala greke çështjes për të cilën ne e dimë të gjithë se me çfarë ka të bëjë nuk është mënyra për të vepruar. Politika mund të ketë një ndikim shumë të keq dhe me kalimin e kohës e kupton se nuk janë gjërat e duhura”, ka thënë Rama.
Gjithashtu ai ka folur edhe për çështjen “Beleri”, ku shprehet se gjatë fushatës mund të ketë thënë disa gjëra për të cilat nuk ndihet krenar, duke iu referuar disa prej ofendimeve me të cilat i është drejtuar Belerit.
“Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent”, shprehet Rama më tej sa i përket të ardhmes së bashkisë së Himarës.