TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të ndërhyrë në zjarrin që ka përfshirë fushën e plehrave në Elbasan, pranë inceneratorit.
Bëhet me dije se zjarri favorizohet nga era dhe nga temperaturat e larta.
"Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta", shkruan ministri.