TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ditë më parë 42-vjeçari, Edmond Doda u arrestua në Laç, ndërsa ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se është pjesëmarrës në një organizatë kriminale të përbërë nga të tjerë shqiptarë dhe se kishte importuar nga Holanda në Milano 6 tonë kokainë.
42 vjeçari, i cili prej 10 vitesh ishte në kërkim, u arrestua në qytetin e Laçit me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Ndaj tij gjykata e Milanos kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.